Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan është zhvilluar seanca e vlerësimit për dhënien e masës së sigurisë për personat e arrestuar për kërcënimin e biznesmenit Eraldo Myftaraj dhe familjarëve të tij.
Sipas burimeve për mediat, ndaj Algert Alcanit dhe Edmir Bocit, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërsa ndaj 62-vjeçarit Shaqir Alcani, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se këta shtetas u arrestuan gjatë kësaj jave pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celularë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.