Berisha: Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit me aferën e incineratorit, SPAK hesht

0
308

Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, sipas shërbimeve partnere, të vërtetuara, bënte udhëtime në Teheran, për djegësat.

Ai tha se dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit.

Berisha: Unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë te afera e inceneratorëve me theksin te pista iraniane. Para jush, dhe më parë, unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Veliajt me Teheranin. Edhe në atë kohë kur, afera e djegësave nuk ekzistonte. Erion Veliaj ka bërë udhëtime, sipas shërbimeve partnere, të vërtetuara, bënte udhëtime në Teheran, por në një kohë kur prokuroria, SKAP-i i partisë nuk pranon të merret me një hetim të vërtetë të djegësave, në një kohë kur SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.

Dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit. Tani, një nga pikat kyç, siç u informova javën e kaluar, është edhe miku i Erion Veliajt, Miliad Lopa. Besoj se u kujtohet. Unë do u tregoj një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump. E kuptoni se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta. Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran.

 

 

Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA. Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit. Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen. I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parëme Gabrielen, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave. Gabriele denoncon se edhe djegësin e paketuar nga Konstanca, Veliaj kërkon ta paguajë me para iraniane.

Këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Veliaj, ndonëse është akuzuar me dhjetëra herë, nuk ka guxuar qoftë edhe njëherë të vetme të mohojë lidhjet e tij iraniane sepse ato janë realitet.Berisha: Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria një fushatë të zbrazët, vulgare, të shpëlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama. A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës. Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në VC-në e bashkisë. Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha. Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme. U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan me rrogat, që të mashtronte me rrogat.

Dhe paraqet si dëshmitar rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Tallje! Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë. Janë në një kaos të plotë. Ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992. Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here