Pak para nisjes së fushatës së koalicionit “ Bashkë Fitojmë” deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një prononcim të hskurtër për mediat u shpreh optimiste për zgjedhjet e 14 majit dhe fushatën e kandidatit të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi.
Monika Kryemadhi: Të bën të qetë kur dëgjon dhe diskuton. Në përgjithësi e kemi pasur mungesën e suportit nga gratë. Por çështja Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe për mua është fitore e madhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ngjyrat që përdoren tregojnë siguri dhe garanci…mua më jep optimizëm. Unë pres që të rikthehet opozita në institucione. Probabiliteti i marrjes së bashkive kryesore janë më afër se kurrë. Për të mos folur për këshillat bashkiakë që ia lamë në dorë Edi Ramës. Ka entuziazëm dhe racionalitet të saktë.