Belind Këlliçi dhe Anna Shkreli, ishin të ftuarit e Ermal Peçit në programin ‘Më prit në fundjavë’, në një rrëfim krejt ndryshe për historinë e tyre të dashurisë.
Anna Shkreli pranoi se daljet publike nuk janë më të preferuarat e saj, por patjetër që zgjedh të jetë gjithmonë pranë gjysmës së zemrës në këtë moment politik.
Një nuse socialiste problem për familjen demokrate? E njëjta gjë dhe për familjen e Annës?
Jo! Politika dhe bindjet personale s’kanë qenë asnjëherë problem për njohjet e tyre të para apo për vijimësinë e lidhjes. Familjet reciproke nuk kanë ngatërruar kurrë bindjet politike me dashurinë e tyre.
A kanë qenë takimet e para familjare siklet më vete?
Duket se për të dy s’ka nisur dhe aq mirë. Anna është një gatuese shumë e mirë e makaronave, të cilat ironikisht nuk dolën perfekte në takimin e parë me prindërit e Belindit. As ky i fundit s’pati shumë sukses në takimin e parë me prindërit e Annës pasi vera e tij dhuratë nuk ishte më e mira e mundshme.
Një dasmë e madhe për të dy? Pse ka munguar pas një dekade?
Anna i tregoi Ermalit se nuk është fanse e madhe e këtyre ceremonive e se mund të kënaqeshin po njësoj me ndonjë udhëtim të largët, duke qenë se të dy adhurojnë udhëtimet.