Berisha: Përpara me Edi Ramën do të thotë shkatërrim i familjes

0
151

“Familja ka qenë streha, vatra, e cila ka garantuar mbijetesën tonë. Këta duan të shembin familjen dhe gjininë. Po po. Këta po fusin në shkolla dhe kopshte në Tiranë, prindi 1 dhe prindi 2. Këta pyesin fëmijët në kopshte çfarë gjinie preferon. Këta ecin me projekt të degradimit të plotë të shoqërisë shqiptare. E pranojnë ata, pse e bëjnë këtë? E bëjnë këtë sepse duke depersonalizuar prindin. Gjinia është ndarë që nga Eva dhe Adami. Duke i fshirë këto, këta transformojnë njeriun pa personalitet që nuk di kush është. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Të ndalojmë këtë agresion të tmerrshëm. Përpara me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit të familjes.

 

 

Këta qeveritarë nga mëngjesi në darkë vetëm vjedhin. Këta i ndajnë paratë me njëri-tjetrin dhe klientelën. Po t’i hidhni një sy tenderave, ato i fitojnë vetëm të afërmit e qeveritarëve. Shembullin e jep Rama. Baxhanaku i tij është kampion në fitimin e tenderave. Thjeshtra kampione në fitimin e tenderave.

Shkojmë te Erion Veliaj, vëllai i tij fiton tenderin për t’i bërë dasmën në kalanë e Gjirokastrës. Po kur ecin pa tendera fare, nuk vjedhin vetëm me to. Vendosën bordet për të rritur çmimet, fituan 520 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here