Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD ku do të zhvillojë një takim me kryetarin Sali Berisha.
Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, teksa po sot ka takuar dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në njoftimin e tij, Meta theksoi se ka njohur zonjën Glover se KQZ po mban qëndrime të njëanshme dhe se listat e zgjedhësve janë ndryshuar qëllimisht nga Ministria e Brendshme.
Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.
Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, për t’u rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.