Është zhvilluar sot Konferenca Kombëtare e Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri”, e cilabashkoi në një panel diskutimi aktorët kryesorë tëzhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë elitarë e të rinj.
Me shumë panelistëve fjalën e mori edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe njëherazi CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari.
Gjatë fjalës së tij, Ponari foli ndër të tjera për rëndësinëqë ka gërshtetimi i biznesit dhe sportit në mënyrë që tëdyja të rriten dhe zhvillohen paralelisht.
“Është vërtetë një moment i rëndësishëm për tëshprehur disa opinione, në cilësinë e Presidentit tëFederatës Shqiptare të Basketbollit. Është e rëndësishme të themi se, basketbolli është një magji e sportit sepse e tillë konsiderohet.
Sot, basketbolli në të gjithë Europën është në një rritjetë natyrshme por nuk është në maja, ashtu siç ështëbasketbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë në cilësinë e anëtarit të FIBA Europe përFinancat, kam mësuar që thelbi i zhvillimit të sportitdhe kalimi i çdo sporti si një industri zhvillimi, e bënatë shumë të rëndësishëm dhe masiv.
Nëse arrijmë që basketbolli dhe sportet e tjera tëgarojnë ashtu si futbolli atëherë do të kemi disa llojindustrish shumë të fuqishme, të cilat do ti japin tone tërëndësishme zhvillimit të ekonomisë në vend. Futbollidihet për pozicionin që ka, ndërsa basketbolli, volejbolli e sporte të tjera ndodhen në faza zhvillimi, tënjë zhvillimi që vitet e ardhshme do të jetë në maja tëlarta.
Unë kam filluar herët në cilësinë e Presidentit tëFederatës Shqiptare dhe gjatë kësaj periudhe kemipatur ngjarje shumë të rëndësishme siç ka qenë fitorjae Kombëtares sonë me Kombëtaren e Serbisë, nëLojërat Mesdhetare 2013.Me Kombëtaren e Zvicrësashtu siç kemi pasur edhe humbje.
Por ajo që është e rëndësishme dhe që duhet theksuar, në zhvillimin e sportit tre janë eksponentët më tërëndësishëm: njeriu, terreni dhe financat. A I kemi tëgërshetuara ne këto të treja? A i kemi të lidhura këto sëbashku? Kjo duhet parë me kujdes!”, u shpreh ai.
Kreu i FSHB, për të ilustruar idenë e tij, solli edhe dyshembuj. Valbonën në Shqipëri dhe SIGAL Prishtinënnë Kosovë.
“Do të sjell dy shembuj. Në vitin 2001 unë mora ekipine Valbonës. Atëherë ishte me dy veta dhe ndërtova njëekip që për 5 vite i dha tonin basketbollit në Shqipëri. Pra, ishte fitues i Kupës, Kampionatit dhe Superkupësnë basketboll. Paga mesatare e një basketbollisti nëkëtë periudhë kaloi 1000 euro, çka ishte shumë e rëndësishme për të patur basketboll. Dhe ju e dini psee lashë. Në bashkinë e Tropojës diskutohej a duhej apo nuk duhej ta mbështeste bashkia? Me këshilltarët qëshpreheshin “ç’keni? Kush e di sa lekë fiton Avniu ngabasketbolli”. Dhe unë atë ditë vendosa ta le. Ju thashëqë “nuk dua të fitoj më me Valbonën”, po jua le ju. Dhe fitoni ju. Pas 6 muajsh Valbona nuk ishte më nëtregun e basketbollit.
Çfarë ndodhi me Valbonën? Mbështetja financiareshumë e rëndësishme, që të rritej dhe të shkonte aty kuduhej. Së bashku me SIGAL-in, sepse në atë kohë ishte3-vjeçar e sot është 25-vjeçar. Por nëse do të ecnibashkë ata do të ecnin ndryshe.
E kundërta ndodhi me SIGAL Prishtinën. Fituese e disaKupave Ballkanike, fituese e disa Kampionateve tëKosovës, fituese dhe pjesëmarrëse në disa gara tërëndësisshme në ligat e basketbollit.
SIGAL Prishtina ishte e mjaftueshme për mua të thirreje tillë dhe unë nuk kisha nevojë të përdorja fonde për tëinvestuar dhe për të bërë marketing. Por ka një gjë nëKosovë. Kosova ka ndërtuar ligjin që favorizonbiznesin dhe duke u rritur të dyja së bashku, edheSIGAL edhe SIGAL Prishtina arritëm të jemi kampionëedhe në Kosovë, edhe në zhvillimin e biznesit”.
Sipas Ponarit, duke përmendur edhe ngritjen e LigësUnike, kampionatit të përbashkët Shqipëri-Kosovë nëbasketboll, gërshtetimi biznes-sport dhe ndërtimi i njëligji themelor për sponsorizimet do ngrejnë cilësinë e sportit por do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomiktë vendit.
“Dua të them se ajo që është e rëndësishme dhethelbësore: nëse biznesi dhe sporti, sporti dhe biznesirriten së bashku rezultatet janë të padiskutueshme. Shumë të larta. Në këtë pikëpamje doja të thoja se, edhe ky panel është i rëndësishëm sepse është Kryetarii Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhebiznesmenë të nderuar sepse mendoj që, biznesi dhesporti të rriten.
Ne ndërtuam Ligën Unike dhe ajo që ndodhi me të, përpjesën e Kosovës ishte e mahnitshme ndërsa me ne nuke patëm atë mbështetje dhe përkrahje financiare.
Do të thoja që gërshetimi i këtyre dy sipërmarrjeve, sportit dhe ekonomisë, bëjnë që të rriten së bashku. Sot, emrat më të njohur në sport mbajnë emrat e bizneseve. Prandaj dhe janë shumë të zhvilluara. Qoftënë vendet e Europës dhe ne e dime kush janë. Qoftëedhe në vende të tjera.
Gërshetimi I këtyre të dyjave dhe ndërtimi i ligjitthemelor për sponsorizimet do e vendosë Shqipërinë nëmajat e sporteve. Sepse është e vetmja mundësi, siaskund tjetër, ku valëvitja e flamurit ka një forcë dhemagji të jashtëzakonshme. Kjo e bën sportin tëdomosdoshëm, kjo e bën biznesin të domosdosshëm. Për tu lidhur dhe për tu bashkuar e për të bërëgërshtetimin e dy vlerave mjaft të rëndësishme.
Nëse arrijmë ti gërshetojmë këto të dyja dhe tëndërtojmë një ligj për mbështetjen e sportit ne do tëkemi një basketboll dinjitoz, një basketboll në nivelet e përparuara që do të shërbejë më mirë edukimit poredhe zhvillimit të ekonomisë”, u shpreh Avni Ponari.
Sipas Presidentit të FSHB, për shkak të mungesës sëfinancimit shumë talente po largohen ng Shqipëria.
“Sot, ne kemi një gjë që nuk është aty ku duhet. Brezi iri, për shkak të kësaj mundësie financimi, një pjesë e tyre të largohet. Kemi lojtarë që luajnë në Europë. Madje një prej tyre ndodhet sot me Kombëtaren e Turqisë. Dhe ndoshta shumë shpejt do të jetë në NBA. Lojtar që rastësisht është zbuluar në një nga rrethet e vogla të vendit tonë”.
https://www.youtube.com/watch?v=uGQszwVoqFo&feature=youtu.be