Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Meta: Ky vendim dëshmon themelet e fuqishme të shtetit që kanë ndërtuar. Më në fund nuk do të ketë qytetarë të diskriminuar në Ballkan !

0
132

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fillim të deklaratës për mediat ditën e sotme përshëndeti vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovës.

Një vendim i merituar tha, Meta duke shtuar se tashmë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirisht.

“Përshëndes vendimin unanim të PE për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Shteti i Kosovës ka demonstruar zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Më në fund nuk do të ketë qytetarë të diskriminuar të Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Kosovës me në fund do të lëvizin lirisht, me të gjitha të drejta e barabarta në çdo fushë. Ky vendim sot dëshmon për themelet e fuqishme të shtetit që ata kanë ndërtuar. Pas kësaj përshëndetje, të kësaj arritje të re të Kosovës, arritje në të gjitha drejtimet sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe ekonomik apo social”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here