Përpara disa kohësh, teksa fliste në një takim, kryeministri Edi Rama u mundua të ndahej edhe nga e kaluara e tij e afërt, kur tha se ‘dardhat e kalbura’ të sundimit të tij kishin qenë problematike në vitet e para të qeverisjes.
Por thonë se shpesh një meme flet më shumë se shumë shkrime së bashku. Dhe një e tillë është bërë virale ditët e fundit në morinë e shumë memeve për sloganin e Edi Ramës.
Në njërën anë të memes, aty ku Rama flet për të shkuarën, në meme shihen fotot e Saimir Tahirit, Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos në qelitë e burgut.
Mbishkrimi ‘Nga mbrapa’ simbolizon jo vetëm atë që ka lënë pas këto vite të sundimit të Ramës, por edhe faktin se burgosja e këtyre zyrtarëve të Ramës ishte me ‘të futme’.
Edhe sot e kësaj dite nuk mund të kuptohet ndryshe se si janë në burg ata që trafikuan drogë dhe fituan para nga inceneratorët, ndërsa qëndron i lirë krye-organizatori i projektit për kanabizimit të vendit dhe ai që firmosi për mega-aferën e inceneratorëve.
Por nëse nga mbrapa janë këta zyrtarë në burg, edhe përpara sërish janë kandidatët për burg. Në pjesën tjetër të memes, shihen kandidatët për qeli: Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj.
“Vetëm për para” është slogani më i mirë i kësaj qeverisje. Por sërish, edhe treshja kandidate për burg në vijim, nuk e maskon faktin se krye-autori i çdo krimi dhe vjedhje madhore në vend është Edi Rama.
Tek e fundit, edhe Putini e çon në burg ndonjë ministër…/syri.net