AlbEu ka nisur që dje një seri sondazhesh në lidhje me 61 bashkitë e vendit duke nxitur një kuriozitet të madh dhe pjesëmarrje rekord të lartë të lexuesve.
Deri më tani, faqja e sondazhit të AlbEu është vizituar nga 82 mijë lexues, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre, por edhe thjesht kanë parë rezultatet.
Në lidhje me Tiranën, deri më tani, kur kanë kaluar vetëm 24 orë kanë dhënë mendimin e tyre 2 780 qytetarë, ku 48% kanë dhënë votën e tyre për Belind Këlliçin; 44% për Erion Veliajn; 4% për Arlind Qorin; 3% për Roland Bejkon dhe 1% për Lajla Përnaskën.