Në ditën që PD-ja e vulës hapi zyrtarisht fushatën me një tubim simbolik në Tiranë, ish-kryeministri Berisha ishte në Patos. Aty ai bëri thirrje që të votohet kandidatja e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Sofije Alushaj. Berisha ishte mjaft i ashpër me krahun tjetër në Partinë Demokratike duke u bërë që të tërhiqet çdo kandidat i Enkelejd Alibeajt që sipas tij është futur gabimisht në garë.
“Nga kjo platformë i bëj thirrje çdo kandidat, apo kandidateje që gabimisht është regjistruar për Bravën-Alibashën të japë dorëheqjen në interesin më të mirë që ai ose ajo ka në PD. Basha dhe Aliabasha janë pengjet më të shëmtuar politike. Viktima të lidhjeve të tyre të krimit, dhe asnjë njeri nuk duhet t’i ndjekë ata, duhet t’ja lerë në oborr Edi Ramës aty ku ka” – tha Berisha.