Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Pogradeci sfidoi hapur kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ai duhet të nxjerrë përballë të zgjedhurit e vetë me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Meta tha se nga Pogradeci deri në Kolonjë, fitorja do të jetë bindëse.
“Është koha për ndryshim dhe unë kam besim te kandidatët e koalicionit ‘Bashkë fitojmë’. Jam krenar përballë qytetarëve të Pogradecit që në këshillin e ardhshëm të këtij qyteti do kemi kualitete të tilla. S’do të ketë më asgjë pas perdeve, apo taksa arbitrare.
Ne e kemi treguar qartë vullnetin tonë për të respektuar natyrën e zgjedhjeve vendore. Këto janë lojëra që bëhen nga ata që paguhen nga Edi Rama. Ne në Pogradec kemi një emër dhe në Tiranë e kemi një emër, është i Belind Këlliçit. Fakti që kapen me mua dhe Berishën, është pranim i dështimit të Rilindjes dhe monizmit. Ai s’ka asnjë kandidatë që të dalë përballë kandidatëve tanë. Nuk na dëmton asgjë me daljen e Alibeaj më vete. Se sa kandidatë nxjerr Edi Rama punë e tij. Kandidatët tanë s’kanë kundërshtarë. Pritshmëritë e mia janë pozitive.”