Vendimi nga Gjykata e Posaçme; Dënohet me burgim të përjetshëm Ardjan Çapja

0
165

Ardian Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm.

 

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të mërkurë dënimin me burgim të përjetshëm për Ardjan Çapjan dhe po të njëjtin dënim për nipin e tij Florenc Çapja. Ata akuzohen se së bashku kanë kryer vrasjen e Nezir Beqirit, në vitin 2012, në Elbasan.

 

Gjykata, pasi formoi bindjen dhe në mbështetje të provave të shqyrtuara në këtë gjykim vendosi shpalljen fajtor të Ardjan Çapja dhe dënimin e tij për këto vepra penale:

  • Deklarimin fajtor të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të struktuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4 e 334 pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardjan Çopja (alias Çapja), për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  • Bazuar në nenet 55 e 56 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ardjan Çopja (alias Çapja) dënohet me burgim të përjetshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here