Gerta Meta: PS po shkel hapur kodin zgjedhor, përdorimi i fëmijëve si dekor është i papranueshëm !

0
171

E ftuar në Syri TV  ishte drejtorja ekzekutive e shoqatës për kulturë demokratike,  Gerta Meta. Ajo është shprehur se po shkelet hapur kodin zgjedhor dhe se politika nuk duhet të përdorë fëmijët të cilët nuk janë të ndërgjegjshëm në fushatë elektorale.

“Fushata zgjedhore është në kumin dhe intensitetin e saj edhe natyrisht që subjektet zgjedhore duhet të jenë të kujdesshme për të  zbatuar kodin zgjedhor dhe për të pasur një përgjegjësie politike në lidhje me komunikimin me votuesin.

Këto janë zgjedhje lokale dhe duhet të mbizotërojë bashkëbisedimi me votuesit edhe ajo që vlen të përmendet është pjesa e degjesave publike dhe pritshmëritë që do të ndodhin me krerët e bashkive dhe anëtarët e këshillit bashkiak.

Është një shkelje flagrante e kodit zgjedhor që përdoren fëmijë të cilët nuk janë të ndërgjegjshëm dhe nuk kanë të drejtë vote. Përdorimi i fëmijëve si dekor është shumë i rëndë, kandidati i PS në Tiranë, Veliaj natyrisht është e papranueshme që i dalin rastësisht një grup fëmijësh me edukatoren në rrugë.

Mesazhi që po jep PS në fushatë nuk është komunikimi me fëmijët dhe duhet që KQZ të ndërhyrje menjëherë për të zgjidhur këtë gjë.

Mendoj që mbikëqyrja që bën KQZ janë pikërisht këto aktivitete dhe ajo që është e ndaluar dhe shkelet kodi ata marrin masa dhe penalizojnë kandidatin që ka bërë këto shkelje. Nëse e keni vënë re ka një tendencë që të gjitha veprimtaritë janë përzier dhe duhet të ketë një vijë ndarëse pasi aktiviteti normal i qeverisë të miksohet me fushatën, dhe të ndalohet përdorimi i aseteve shtetërore.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here