Nga Elona Caslli: Hiqi pak syzet shoqja Elhaida dhe na rrëfe pak ku e sheh bukurinë e Tiranës.

0
452

Nga Elona Caslli

Hiqi syzet Elhaida Dani

Hiqi pak syzet shoqja Elhaida dhe na rrëfe pak ku e sheh bukurinë e Tiranës.
Hiqi pak syzet shoqja Elhaida dhe na rrëfe pak ku e sheh lulëzimin e Tiranës.
Hiqi pak syzet shoqja Elhaida dhe na rrëfe pak se ç’dobi i ka sjellë qytetit kryebashkiaku që ti e mbështet me gjithë zemër.

Shoqja Elhaida, e bukura nuk ka fytyrën e Tiranës. Shëmtia ka fytyrën e saj.

Shoqja Elhaida gjelbërimi nuk ka fytyrën e Tiranës. Betonizimi ka fytyrën e saj.

Shoqja Elhaida dobia nuk ka fytyren e Erion Veliajt. Shkatërrimi ka fytyren e tij.

Post Scriptum- Hiqi syzet shoqja Elhaida dhe mos i fyej banorët e këtij kryeqyteti që e vuajnë në vetë të parë shëmtinë, betonin dhe dëmin e Veliajt.

Elona Caslli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here