“Shërbimi urban falas, ndihmë për qytetarët”, Meta: Ata kanë mbështetur masivisht programin e Këlliçit!

0
207

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Belind Këlliçit ka marrë një përkrahje të madhe.

Meta në një status në “Facebook” shkruan se shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.

“Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi në njësinë numër 11.

Shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.

Bashkë me kandidatët për Këshillin e Bashkisë, Iva Çarçiu dhe Ergys Mollaymeri takuam shumë qytetarë të paduruar për Ndryshimin,” shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here