Tirana fitoi 1-0 përballë Vllaznisë, në ndeshjen e javës së 30, të luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Heroi i bardhebluve ishte Kristal Abazaj, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 43-të.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi, që tashmë kryesojnë me 56 pikë, 8 më shumë se Partizani që pret Bylisin në shtëpi, ditën e dielë.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës në kampionatin shqiptar, Teuta fitoi 2-0 ndaj Erzenit, ndërsa Egnatia dhe Laçi ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1.