Sekretari i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë Tedi Blushi ka shpërndarë në rrjete sociale një video të Tiranës sot dhe si pritet të ndryshojë pas 14 majit me planin fantastik të Belind Këlliçit. Blushi thekson se Tirana me një mungesë të theksuar gjelbërimi, pa lulishte dhe parqe është kthyer në një kantier ndërtimi ku qytetarët mundohen t’i shpëtojnë sa vjen fundjava.
Postimi i plotë:
Mungesa e gjelbërimit është një shqetësim shumë i madh për Tiranën, që pa lulishte dhe parqe është kthyer në një kantier ndërtimi, që qytetarët mundohen t’i shpëtojnë sa herë vjen fundjava.
E kemi në duart tona t’i kthejmë Tiranës gjelbërim dhe çlodhje për qytetarët!
Më 14 maj, vetëm duke votuar për planin e Belind Këlliçit, sjellim ndryshimin me 500 oaze të gjelbërta dhe kënde pushimi, një në çdo lagje.
#BashkeFitojme #14Maj #Tirana #Fitore #NdryshimMeCdoCmim
https://www.facebook.com/TediBlushi/videos/1602079986959975