Enver Bytyçi: Edi Rama paraqet tallavanë si ofertën e tij për qeverisje

0
135

Kryeministri Edi Rama paraqet tallavanë si ofertën e tij për qeverisje. Kështu ka deklaruar analisti Enver Bytyçi. Në intervistën e dhënë për Panorama TV  ai tha se edhe në rast se 10% e popullsisë në vendin tonë beson dhe voton tallavanë dhe tepsinë e Ramës përbën rrezik kombëtar për pjesën tjetër.

Nuk ka asgjë dhe flasim për diskot dhe tallavatë e kryeministrit. Këto janë ato që na paraqet si ofertë kryeministri ynë. Tani na paraqet tallavanë. Është i vetmi vend në botë. Bota do habitet që në një vend të quajtur demokratik oferta që jep qeveria është tallavaja dhe asgjë më shumë dhe qytetarët e votojnë këtë tallava. Edhe nëse 10% mendojnë dhe besojë të votojnë tallavanë dhe tepsinë e Edi Ramës ata janë rrezik kombëtar bashkë me kryeministrin dhe qeverinë e Shqipërisë.

Shqipëria bëhet me projekte reale të cilat duhet të jenë të besueshme në fonde të gatshme për të investuar. Dhe jo me projekte që lindin në imagjinatë. Kryeministri dëshiron ta politizojë fushatën sepse nuk ka ofertë dhe as bilanc. Njëkohësisht ai dëshiron të politizojë fushatën edhe për ta paraqitur veten si e ardhmja në raport me Berishën dhe Metën ku ndërkohë duhet ditur që Shqipëria është në një errësirë të plotë dhe edhe një dritë imagjinare perceptohet nga publiku si dritë e shpresës”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here