Deborah Keçi, drejtoresha e përgjithshme e klubit sportiv Tirana, njëkohësisht patronazhiste e thekur e Erion Veliajt, duket se nuk i ka mbajtur dot nervat ndaj arbitrit në sfidën e basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, ndeshje që u mbyll me fitoren e kësaj të fundit.
Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli, por kjo nuk i ka pëlqyer drejtoreshës patronazhiste.
Me mungesën më të madhe të etikës dhe sjelljes ajo e ka marrë fanellën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe drejtoresha që paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës ka marrë shumë komente negative dhe kërkohet pezullimi i saj. Një sjellje e tillë ndaj arbitrit është e patolerushme.
Gjestin josportiv e ka vazhduar më pas edhe trajneri i Tiranës.
VIDEO