“Veliaj po perëndon si Saimir Tahiri”/ Kryemadhi: Rama po e fundos

0
223

Cikli politik i Erion Veliajt po vjen drejt mbylljes. Kështu është shprehur deputetja e PL-së Monika Kryemadhi.

Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, Kryemadhi tha se Velaij deri tani ka firmosur disa fatura financiare, të cilat kanë qenë 10 apo 15 herë më shumë se kudo tjetër. Çdo veprim i kryebashkiakut, sipas Kryemadhi ka qenë me urdhër të Ramës, i cili tashmë po e fundos, njësoj si ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ka humbur. Unë nuk e shikoj gjëkundi, pyes ku është Erion Veliaj. Shikojmë vetëm administratën e vet, me kaseta të montuara. Nuk shikoj të thotë diçka, të thotë çfarë ka bërë, sepse çdo gjë që ka bërë ka një faturë financiare 10 apo 15 herë më shumë se kudo tjetër.   Nuk shikoj alternativë, nuk shikoj program. Shikoj vetëm fyerje dhe sharje. Në raste të tilla, unë mendoj se tregon pasiguri.

 

Shikoj një reagim infantil, metodologjinë e përdorimit të KQZ-së dhe mënyrave të tjera që kërkojnë të demotivojnë qytetarin. Kur këta janë kaq të sigurt duhet të jenë të qetë. Në aspektin politik, e shikoj të pashpresë, pa jetë. Mendoj se ai është në mbyllje të ciklit të tij, jo për shkak të moshës, por për shkak të aktivitetit të tij, njësoj si Saimir Tahiri që mbushi Shqipërinë me kanabis me urdhër të atij lart, edhe ky për shkak të urdhrave të Edi Ramës do mbyll ciklin politik”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here