Berisha: Vjedhjet e qeverisë shkatërruan ekonominë shqiptare, shkatërruan të rinjtë shqiptarë 

0
109

Nga Shijaku, Berisha tha se vjedhjet e qeverisë shkatërruan ekonominë shqiptare dhe te rinjtë shqiptarë.

“Pse ne po ikim nga Shqipëria. Çfarë po ndodh me ne? Pse të rinjtë po ikin? Sepse nuk gjejnë asnjë mundësi, asnjë preskeptivë të ndërtojnë jetën në këtë vend. Kjo është arsyeja, jo se nuk e duan Shqipërinë, e duan Shqipërinë.

Ikin sepse dara e varfërisë shtrëngohet çdo ditë e më shumë mbi familjet shqiptare. Sot doli statistika e Bankës Botërore. Çfarë tregonte? Vetëm 20% e atyre që meritojnë ndihmë ekonomike, e merrnin atë nga qeveria. 80% nuk ndihmoheshin. Çfarë do të bëjnë këta njerëz, të durojnë çdo ditë dhimbjet e skamjes dhe mjerimit, jo do të shkojnë të përpiqen për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Edi Rama po gënjen kudo sot, pasi ngriu rrogat për 8 vite dhe çmimet u rritën në mënyrë të pandërprerë, vetëm nga vjet gjer sivjet secili prej jush ka shpenzuar për ushqimet 430 mijë lekë më shumë në vit. Ka shpenzuar pra një rrogë më shumë, dy pensione më shumë.

Kurse ai, shëtit me avion me dhomë gjumi luksoze, 22 mln euro udhëtime. Blen vazo druri 4 mln euro, sepse duhet të shplodhë sytë, zotëria e tij. Ai ndërton shkolla me 6 milionë euro, rindërton shkolla me 7 mln euro.

Bashkiaku i tij Erion Veliaj deklaron se ka mbjellur 1 mln pemë, në një kohë që 1 mln pemë janë një pemë nga 600-900 hektarë. Ka vjedhur çmimin e 1 milionë fidanëve. Ka blerë pishëm 5500 euro. Hajdutë si këta nuk ka parë toka. Por kjo vjedhje shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here