Dan Hutra, vrasësi i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave më 1 Mars 2023 në kryeqytet, thotë se kishte hapur një varr në zonën e Sharrës për veten e tij.
Në pjesën e dytë të intervistën për emisionin Uniko në Klan Plus, Dan Hutra ka rrëfyer se në këtë varr do të fshihej vetë pasi të realizonte vrasjen e katërt që kishte planifikuar, atë të Rahman Selës.
Por kjo vrasje e fundit nuk ndodhi dhe Dan Hutra u arrestua.
Spartak Koka: Ku e kishe hapur varrin?
Dan Hutra: Në Sharrë. E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më.
Spartak Koka: Varrin që ke hapur, sa metra larg nga vendi që të kanë kapur ëstë?
Dan Hutra: Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr.
Spartak Koka: Do futeshe vetë? E kishe hapur për vete?
Dan Hutra: Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër.