Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja me sa do të tregtohen karburantet nga sot

0
131

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e tregtimit të karburanteve me shumicë dhe pakicë në vendin tonë.

Bordi ka shpallur sot çmimiet e reja, duke e fiksuar tregtimin e naftës me pakicë në 177 lekë për litër, benzinën në 178 lekë për litër dhe gazin për 75 lekë për litër.

Kujtojmë që disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka vendosur shpërbërjen e Bordit të Transparencës, që përpos vendimit vijon të ndryshojë çmimin e karburanteve.

Vendim i Bordit të Transparencës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here