Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka komentuar ngjarjene rëndë ndodhur dje në Patos punonjësi i ndërmarrjes së kanalizimeveu dhunua, pasi nuk pranoi që të plotësonte një formular për votat, që pretendohet se është kërkuar nga PS. Duke e quajtur një “hero të votës së lirë” , Berisha tha se makinëria shtetëorore po u bën terror qytetarëve e votës së lirë.
“Sulmi ndaj punonjësit të bashkisë Patos, Bato Dalipaj, është një ngjarje e rëndë. Është dëshmi tronditëse e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë. Jam këtu për t’i shprehur nderimin më të thellë, solidaritetin më të madh, zotit Dalipaj, një hero i votës së lirë për qëndrese e tij ndaj gangsterëve.
Garantoj Dalipajn se akti i tij është i madh. Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, që të denoncojnë në portalet e transparencës. I garantoj qytetarët se opozita shqiptare dhe PD do të bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar. Njëkohësisht i ftoj të mbajnë parasysh se entuziazmi dhe elektrizimi i krijuar nga Primaret, ka kallur tmerr shpirtëror, si te kandidatët e bodrumit, e mafias, të Edi Ramës, ashtu dhe te vetë kryeministri.”, tha Berisha.