Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ftoi mediat që të ndjekin nga afër takimet e tij. Nga zona e ‘5 Majit’, Këlliçi shpjegoi edhe se kujt i drejtohej me posterin e gishtave.
“Jam i gatshëm të diskutoj në çdo studio se kujt i drejtohem unë me atë mesazh.
Unë i jam drejtuar korrupsionit, fenomenit të korrupsionit. Mesa duket janë shqetësuar të korruptuarit.
Më shihni, jam pa truprojë, se nuk i ka futur dorën në xhep askujt. Jam i vendosur ta çoj në pension politik Erion Veliajn.
Lufta ime është pa kufi dhe pa censurë ndaj korrupsionit,” tha Këlliçi.
Qytetarë të shumtë e shoqëronin Këlliçin gjatë ecjes në zonë. Ndërkohë mediat i drejtuan pyetje lirshëm kandidatit opozitar dhe e ndoqën atë gjatë rrugëtimit.
Kandidati opozitar deklaroi se historia e diplomës së tij është shpifje dhe zhurmë për të tërhequr vëmendjen nga çështjet reale.