Mesazhi i Këlliçit/ Lela: Kush fyhet nga gishtat e ka problemin me Belindin, jo me posterin

0
237

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela tha se posteri i kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi, e arriti qëllimin numër “1”, teksa iu përgjigj edhe reagimeve kundër tij.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Lela u shpreh se reagimet kundër posterit, të cilat e kanë cilësuar si jo etik, vijnë sepse ka një keqlexim apo moslexim apo edhe një lexim dashakeq kundrejt mesazhit të Këlliçit.

Lela tha se gishtat e “Belos” i drejtohen korrupsionit dhe kush fyhet nga ngritja e gishtave të mesit, e ka problemin me Belindin dhe jo me posterin.

“Posteri ia ka arritur qëllimit. Kjo është e para dhe në komunikim publik, politik, ky është qëllimi i parë. Pra e ka realizuar synimin një. Synimi dy është që të përçojë edhe mesazhin që është pas posterit dhe këtu ka pasur keqlexime dhe këtu unë gjej keqdashakeqësi. Pra, edhe ata që thonë se janë asnjanës, nuk i përkasin asnjërit kamp, vetidentifikohen me anë të reagimit si në fakt të të njërit kamp, se mesazhi i tyre është i qartë. Kështu i drejtohen duart e Belindit – kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, korrupsionit.

Pra, nuk mund të shkëpusësh gishtat nga korrupsioni dhe gjestin nga qëllimi. Kush e bën këtë ka një moslexim, keqlexim, keqdashësi, quaje çfarë të duash. Mesazhi është shumë i qartë se kujt i drejtohen gishtat dhe për çfarë.

Kush fyhet nga gishti që i drejtohet korrupsionit ka një problem me veten, jo me Belindin dhe jo me posterin dhe vjen, quaje nga pozicionimi, quaje nga shpërfillja e mesazhit, quaje po deshe dhe nga injoranca, pra nuk ka arritur ta kuptojë. Janë të gjitha fashat këtu në ata që kanë reaguar me forcë apo me indinjatë apo me sëkëlldi ndaj mesazhit dhe posterit”, deklaroi Lela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here