“Ramës nuk ja mban të ballafaqohet me mua”,Berisha e sfidon hapur: E ftoj të vijë në debat, t’ia rendis të gjitha tenderat e aferat e tij dhe të familjes së tij !

0
105

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se nëse ai dhe Rama  përballen në debat ai do t’ia numërojë të gjitha vjedhjet dhe aferat që ka bërë.

Sali Berisha: Jam këtu gjithashtu për tu bërë thirrje mediave, të mos pranojnë në studio asnjë kandidat për qeveritarë vendorë që refuzojnë ballafaqimin me kundërshtarin. Ballafaqimi është detyrim moral para qytetarëve. Ky ballafaqim jo vetëm që nuk ka njohur zhvillime pozitive, por është zhdukur nga ekranet tona. Njeriu që vrau ballafaqimin në studio është Edi Rama. Atij nuk ja mban të ballafaqohet me Sali Berishën, sepse e di si del në ata ballafaqim. Atij nuk ia mban të vijë në studio dhe t’ja rreshtoj një nga një të gjitha vjedhjet e mëdha, veprat e rënda penale që ka kryer për kontratat që ka firmosur për xhepin e tij.

Atij nuk ja mban të vijë në studio dhe t’ja numëroj një nga një të gjitha vendimet me të cilën po e gjobit Shqipërinë në Gjykatat Ndërkombëtare. Në gjoba që do arrijnë në 1.6 mld minimumi deri më sot.

Atij nuk ja mban të vijë dhe t’ja rendis të gjitha tenderat dhe aferat e familjes së tij, vëllut të thjeshtrës të ministrit të familjes, të baxhanakut e me radhe. Nuk ja mban!

Unë i bëj thirrje mediave të mos pranojnë asnjë njeri në studio që nuk është i gatshëm për ballafaqim.

Unë e kuptoj se kjo fillimisht do ketë ndikim në aktivitetin e studiove, por kjo do ti nderojë dhe do ti lartësojë. Studiot me këtë qëndrojnë së pari në anën e publikut dhe qytetarit dhe në anën e profesionit të tyre.

Sikundër kërkoj nga kandidatët e PD të janë të hapur ndaj mediave cilido të ndjekë veprimtarinë tyre elektorale.

Personalisht kam qenë, jam dhe do jem i hapur, nëse ka një regji, kjo nuk e përjashton mikpritjen për të ndjekur veprimtarinë time nga mëngjesi deri në darkë, hapur dhe publikisht.

Ftoj kandidatët e PD të përgatitin për debate qoftë në sheshet e qytetit, qoftë në sallat e qyteti, qoftë në studio televizive me rivalët e tyre, ftoj Shqipërinë civile të ndikojë me të gjithë potencialin e saj në inkurajimin e debateve mes rivalëve.

Edi Rama të duket se është në lojë e fundit të tij politike dhe ka mbyllur cdo lloj transparence. E pret fundi që meriton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here