250 familje në Pogradec nën harresën e qeverisë. Banorët e fshatit Lin të shqetësuar nga mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza

0
103

Rreth 250 familje të mbetura në fshatin Lin të Pogradecit vuajnë mungesën e investimeve nga qeveria por edhe pushteti vendor. Shqetësim kryesor për banorët është mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza. Është pjesë e listës së 100 fshatrave, por në Lin të Pogradecit nuk është investuar prej vitesh.

Fshati që shtrihet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit pavarësisht atraksioneve turistike është harruar si nga qeveria ashtu dhe nga pushteti vendor.

Banorët shqetësim të madh kanë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.

“Të futen ato ujërat e zeza dhe nuk duam asgjë. 100 herë kanë ardhur këtu dhe nuk kanë bërë gjë.”

Thonë se i vetmi investim që është kryer në fshat është ai për ujin e pijshëm.

“Kanë bërë investim vetëm këtë tubacionin e ujit të pijshëm, ndërsa të tjerat jo.”

Mungesa e shërbimeve dhe mundësitë e pakta të punësimit kanë detyruar banorët të largohen.

“Kanë mbetur vetëm pleqtë, kanë ikur.”

Ata që kanë mbetur janë të moshuar të cilët përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here