Bild: Kievi tentoi të vrasë Putin me dron

0
168

Të dielën e kaluar, shërbimet sekrete ukrainase dyshohet se u përpoqën të vrisnin Vladimir Putinin me një dron shpërthyes. Megjithëse tentaviva dështoi, përpjekja thuhet se u mbajt e fshehtë nga autoritetet ruse.

Gazeta gjermane Bild shkruan se pasditen e 23 prillit, një dron UJ-22 me një rreze veprimi deri në 800 km dhe që mbante “30 blloqe eksplozivi C4, për një peshë totale prej 17 kg” dyshohet se u lëshua nga Ukraina. Objektivi ishte parku industrial i Rudnevo, afër Moskës, ku mund të kishte pasur një vizitë nga Putin. Megjithatë, droni u rrëzua 20 km më parë. Nuk është e qartë nëse vizita e Putinit në atë vend ka ndodhur.

“Ne jemi duke hetuar më shumë se 80,000 raste të krimeve të mundshme të luftës. Numri i krimeve është i lartë, kryesisht për shkak të faktit se armiqësitë zhvillohen në zonat urbane”. Kështu deklaroi prokurori i përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Lirive Civile të Parlamentit Evropian.

“Rusët synojnë infrastrukturën kritike civile gjatë dimrit për të vdekur nga uria dhe për të ngrirë popullsinë. Ata deportojnë të mitur dhe i nënshtrojnë birësimit dhe riedukimit të detyruar, këto janë shenja të një fushate persekutimi që synon vetë ekzistencën e shtetit”, shpjegoi prokurori.

Ndërkohë presidenti kinez, Xi Jinping, ka zhvilluar bisedën e parë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugëdalje e mundshme. Nuk ka fitues në një luftë bërthamore. Të gjitha palët e interesuara duhet të qëndrojnë të qetë dhe të matur, të fokusohen me të vërtetë në të ardhmen dhe fatin e tyre dhe të gjithë njerëzimit dhe të menaxhojnë dhe kontrollojnë së bashku krizën. Respekti i ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial është baza politike e marrëdhënieve Kinë-Ukrainë”, tha presidenti kinez.  .

Presidenti Xi Jinping vlerësoi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe shtoi dhe falënderoi Ukrainën për ndihmën e madhe në evakuimin e qytetarëve kinezë në vitin 2022.

Nga ana e tij presidenti Zelensky theksoi se kjo telefonatë do të përfocojë marrëdhëniet mes vendeve.

“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin kinez Xi Jinping. Besoj se kjo telefonatë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, shkroi në Tëitter presidenti ukrainas.

Ndërkohë edhe SHBA dhe BE kanë mirëpritur telefonatën mes dy liderëve të Kinës dhe Ukrianës si një hap përpara por jo në zgjidhje të konfliktit Ukrainë-Rusi.

“Ne kemi kërkuar prej disa kohësh që Kina të dëgjojë perspektivën ukrainase. Ne nuk mund ta dimë nëse kjo telefonatë çon në ndonjë gjë. Varet nga Ukraina dhe Zelensky të vendosin nëse duan të ulen në tryezën e bisedimeve të paqes,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Amerikan, John Kirby.

“Biseda e sotme midis presidentit ukrainas Volodymir Zelensky dhe presidentit kinez Xi Jinping “është një hap përpara, ne duhet të besojmë në të, por nuk është ende zgjidhja e problemit dhe do të duhet ende shumë punë për të thënë se u arrit armëpushimi në Ukrianë”, theksuan zyrtarët e BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here