Boçi takim me pensioninstët në Elbasan: Për institucionet ata ekzistojnë vetëm kur vijnë fushatat, përmes shpërblimeve të pakta, si joshje për t’ua marrë sërish votën. Pas 14 majit ne do jemi tërësisht në mbështetje të tyre !

0
115

Luçiano Boçi ka zhvilluar takime me banorët në Elbasan. Kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” për këtë qytet kishte në fokus të takimit pensionistët, për të cilët tha se Elbasani nuk u kthen asgjë nga ajo që meritojnë, pasi institucionet kujtohen vetëm në kohë fushate.

STATUSI I PLOTË:

Pensionistët meritojnë mirënjohje dhe respekt

Me kënaqësi ndava bisedat dhe kafen e mëngjesit me zonja dhe zotërinj të nderuar, të cilët pas kontributeve dhe angazhimeve të tyre profesionale tashmë kanë dalë në pension. Elbasani sot nuk u kthen atyre asgjë nga ajo që meritojnë. Sot pensionistët e kanë të kushtëzuar jetesën, shëndetin, ushqimin nga mbështetja e fëmijëve.

Për institucionet ata ekzistojnë vetëm kur vijnë fushatat, përmes shpërblimeve të pakta, si joshje për t’ua marrë sërish votën. Bashkia vërtetë nuk e ka mundësinë të rrisë pensionet, por pushteti vendor ka gjithë hapësirën të lehtësojë jetën e tyre.

Prandaj ne duam që pas 14 majit, Bashkia të mbështesë financiarisht transportin falas për pensionistët, të krijojë një ambjent shplodhës në qendër të qytetit ku në shenjë solidariteti dhe mirënjohjeje kafja të ofrohet falas dhe më kryesorja të krijojmë një rrjet vullnetarësh të rinj, që ndihmojnë dhe shërbejnë të moshuarit për blerjen e ilaçeve dhe ushqimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here