“Jo fondeve për bashkitë e djathta”, Bardh Spahia për deklaratën e Ramës: Po shkel ligjin e Kushtetutën! Institucionet të veprojnë

0
110

I ftuar në studio ne emisionin “Open”, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka deklaruar se Shkodra ka nevojë për ndryshim, ndërsa shtoi se është një nga bashkitë më të persekutuara të viteve të fundit.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bashkitë e djathta do të përballen me mungesë fondesh nga qeveria pas 14 majit.

 

Spahia tha se një deklaratë e tillë është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa shtoi se institucionet të cilat merren me vëzhgimin e situatës të të drejtave të njeriut të veprojnë.

Në lidhje me kundërshtarin e tij në garë për qytetarin e parë të Shkodrës, Spahia tha se ka pasur disa herë mundësinë në sajë të posteve që ka mbajtur për të treguar vëmendje ndaj qytetit, gjë që nuk e ka bërë.

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

Bardh Spahia: Shkodra nuk mund të merret me deklarata apo dëshira, nëse merret do të merret me punë e tregim të vullnetit për të bërë diçka të mirë për qytetin.

Mazhoranca ka treguar komplet të kundërtën vitet e fundit. Shkodra është bashkia më e persekutuar në vitet e fundit.

 

Çdo ditë e më shumë shkodranët të fokusuar tek domosdoshmëria e ndryshimit të një realiteti të zymtë.

Shkodra vuan problematika të thella ekonomike e jo vetëm.

 

Kandidati rival, një njeri që herë pas here ka humbur rastin të tregojë vëmendje karshi qytetit edhe pse ka mbajtur poste të rëndësishme.

 

Eni Vasili: Qëndrimi PS zyrtare në Shkodër, ju kanë mbështetur?

 

Demokratët shkodranë janë të gjithë në mbështetje të opozitës së vërtetë shqiptare. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Nuk di qëndrimet e zotit Amuli, por nuk është ai përfaqësuesi i gjithë demokratëve, Shumica e strukturës mbështet kandidaturën time.

Robert Rakipllari: Shkodra ka votuar gjithmonë djathtas në zgjedhjet lokale, qeveria qendrore e ka persekutuar në lidhje me investimet. Çështja është, pse Shkodra duhet të votojë sërish me logjikën e bastionit, apo duhet të votojë projektin që ju keni për të zhbllokuar situatën?

 

Bardh Spahia: Shkodra nuk voton me logjikën e bastionit, përkundrazi, është observator i kujdesshëm i ofertës ekonomike që i paraqitet në tryezë.

 

Robert Rakipllari: Rama kërcënon me mungesë fondesh

 

Bardh Spahia: Në shkelje të plotë ligjore, të Kushtetutës që detyron kryeministrin të ruaj balancat e investimit në të gjithë territorin. Të tilla deklarata duhet të zgjojnë interesin e institucioneve që vëzhgojnë të drejtat e njeriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here