Policia drejt zbardhjes se vrasjes së kenianes Joy Ayoko, zbardhen komunikimet e saj para dhunimit barbar

0
170

Policia e Tiranës ka arritur të hapë telefonin e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht vitin e kaluar në Tiranë dhe për pasojë gjeti vdekjen. Sipas kqyrjes së pajisjes, komunikimi i fundit i saj ka qenë me shoferin e kazinosë ku punonte pak para ngjarjes. Vetë ky person është marrë në pyetje pak muaj më parë dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Pas më shumë se 8 muajsh telefoni i shtetases keniane që gjeti vdekjen pas dhunimit në Tiranë Joy Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, ku mes tyre është edhe komunikimi i kenianes Joy me shtetasin Rodi Braçi, shoferin  e kazinosë ku ajo punonte.

Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e  përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.

Më pas trupi i saj dyshohet të jetë marrë dhe është hedhur në  pjesën e pasme të godinës.

Ky fakt ka përputhje me kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mënyrën se si është gjetur trupi i 22-vjeçares, ndërkohë që në dhunimin e saj dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Hetuesit e kishin te pamundur për shumë kohë zbërthimin e telefonit të saj për shkak se kodi ishte ndërruar, duke bllokur hapjen e pajisjes.

Më herët janë pyetur në polici edhe disa persona, mes tyre shoqja e dhomës dhe shoferi i kazinosë.

Ky i fundit që dyshohet të ketë pasur një marrëdhënie me të renë nga Kenia, mohon të ketë lidhje me vdekjen e saj.

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar.

Prej disa muajsh ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here