Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit Igli Cara në takimin e tij të radhës është ndalur më Manëz, ku edhe është njohur me problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Igli Cara thekson se mungesa e investimeve në atë zonë ka ndikuar në thellimin e problematikeve.
POSTIMI
Mungesa e investimeve në njësitë administrative ka ndikuar në thellimin e problematikave në këto zona.
Në Manëz pasojat e tërmetit janë të pranishme edhe katër vite më pas; infrastruktura është jashtë vëmendjes së Bashkisë së Durrësit, ndërsa uji në rubinet mungon me ditë të tëra.
Rikthimi i shërbimeve për banorët e Manzës është hapi i parë konkret, për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve, që do të shoqërohet me investime në çdo drejtim.
Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!