Trazira brenda qendrës së emigracionit në Britani. Mediat e huaja raportojnë se 13 persona, mes tyre edhe shqiptarë u arratisën nga vendi ku po mbaheshin, pas një konflikti që nisi në palestër.
Pesë u kapën, por tetë të tjerë, përfshirë shtatë shqiptarë janë ende në arrati. Disa prej tyre janë të dënuar me trafik droge.
Sherri mes tyre filloi kur 40 të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds. Të arrestuarit, të cilët mbaheshin në qendër në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambjentet.
Ndihmës shefi i policisë së Bedfordshire, Karena Thomas tha: “Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm.
“Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim. Ne po vazhdojmë të hetojmë vendndodhjen e tyre për të garantuar sigurinë e të arrestuarve si dhe publikun e gjerë dhe dëshirojmë të sigurojmë njerëzit se asnjëri nuk paraqet ndonjë rrezik për komunitetin e gjerë.”
Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman tha se ajo kishte qenë në kontakt me shefin e policisë për të siguruar që po bëhet gjithçka për t’i gjetur ata.