Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë pasditen e djeshme në aktivitetin “Akademia e Lidershipit për vajza”, organizuar nga FRPD, ku pjesë ishte gjithashtu kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi. Përmes një videoje të shkëputur nga ky takim i djeshëm, Berisha thekson edhe një herë se Këlliçi ka arritur të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër ka një rival që sot është simbol i tre veseve kryesore, i falsit, i gënjeshtrës, i vjedhjes dhe korrupsionit.
Postimi:
Berisha: Kam shumë kënaqësi që një i ri me vlera si Belind Këlliçi ka arritur të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër ka një rival që sot është simbol i tre veseve kryesore, i falsit, i gënjeshtrës, i vjedhjes dhe korrupsionit. #sb