Berisha për kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit: S’ka socialist që e voton, ka krijuar parajsën e vet me fondet e shtetit. Plot me dosje në prokurori, është miniaturë e Edi Ramës

0
137

Sali Berisha: Këto zgjedhje në të vërtetë, më shumë se çdo zgjedhje tjetër ndonjëherë që nga 1992, janë zgjedhje në të cilat, çdo shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton për veten e tij në radhë të parë, voton për fëmijët e tij, për të ardhmen e këtij vendi, dhe kjo duke votuar për Hil Currin. Janë vota për veten tuaj, sepse Fran Tuci kandidon, më falni, kandidon dhe nuk ka sot një socialist në Fushë Arrës, që mund të na thotë këtu, se e kam propozuar unë Fran Tucin, apo e kam votuar unë Fran Tucin që të rikandidojë.

Kandidon pasi ai me fondet e demokratëve, socialistëve, të paparti, ka krijuar parajsën e vet, të enturazhit të tij dhe ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë Arrësit, të të rinjve, burrave dhe grave të kësaj bashkie dhe qyteti.

Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë. Nëse i duket se po rëndohet e ftoj të vini në këtë shesh, t’i nxirrni xhepat dhe ti tregoni çdo qindrakë, kush është origjina e tyre.

Por ai nuk vjen sepse nuk e lë Ramën. Nëse del Farni me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Berishën. Ai në Sarajet e Surrelit, Berisha në apartament. Edhe Edi ka baxhanakun famoz, fiton mbi 100 tendera, e kanë privatizuar, Por jo vetëm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkatërroi të gjitha kompaitë. Ka krijuar vetë komani, është lidhur me kompani të huaj, që merr të gjitha tenderat dhe ka nënkontraktore thjeshtrën e Ramës. Frani këtu është miniaturë e Edi Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here