Ne Vaun e Dejes Berisha tha se Rama shkoi në Malësi të Madhe për të mbjellë ndasi fetare. Benet Beci ka bërë gabimin e jetës së tij.
“Sot në qarkun e Shkodër ishte edhe Edi Rama, dhe shkoi si një primitiv, beson se duke mbjellë ndasi fetare në Malësinë e Madhe, kujton se mund të merrte vota. Por ai nuk e njeh historinë e Malësisë së Madhe. Malësinë e Madhe, Malësinë e mirë janë përpjekur me qindra herë, armiq, pushtues, e kushdo tjetër që ti ndërsejnë kundër njëri tjetrit, por nuk ja kanë arritur kurrë.
Aty muslimanët dhe katolikët, kanë luftuar së bashku, kanë qëndruar së bashku dhe kanë vdekur për vdekur për vendin së bashku dhe aty shkon dhe përdor këtë term, në një kohë kur e vërteta është se besimi, feja e tij është vetëm paraja, dhe jo ajo e fituara me djersë, por e vjedhur.
Në Shirokë fliste për Benetin. Po edhe unë tani do të flas për Benetin.
Sa herë Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për qytetarët e Shkodër, sa herë ka folë Benet Beci për Shkodër. Asnjëherë, asnjëherë.
Unë e njoh dhe një ditë jam shprehur, ka bërë gabim fatal të jetës së tij, paraqitet ai për të përfaqësuar Edi Ramën, armikun më të egër të Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë.”