Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar pamje nga takimi që ka zhvilluar me qytetarët e Kavajëz, krah kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Fisnik Qosja.
Përmes një postimi në Facebook, Salianji është shprehur se në takim vihet re një entuziazëm dhe energji e jashtëzakonshme për ndryshim.
Ai fton qytetarët që në 14 maj të bashkohen për të bërë ndryshimin.
Reagimi i Salianjit:
Kavajë ?✌?
Gjithë qyteti në shesh! Entuziazëm dhe energji e jashtëzakonshme për ndryshimin!
Me 14 Maj, fitojmë Kavajën