Deputetja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi ka postuar një foto në Facebook ku sjell realitetin shqiptar dhe dëshmon edhe një herë se premtimi elektoral i Veliajt për ujë të pijshëm 24h ka mbetur në harresë. Në postimin e saj Kërpaci thekson se ky kamion me ujë, është dëshmia më e qartë e premtimit të pambajtur për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.
Postimi i Plotë:
Live nga rruga Hamdi Cullhaj në Misto Mame.
Qytetarët mbushin bidonat me ujë të pijshëm, sepse ujë 24 orë siç ka premtuar ai që paguajnë si kryetar bashkie, nuk ka!
Ky kamion me ujë, është dëshmia më e qartë e premtimit të pambajtur për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.
14 Maji dita e fitores së qytetarëve!