Goxhaj: Ja çfarë fshihet pas sloganit “Vetëm Përpara” apo ai origjinali i Milosheviçit “Samo Pravo”

0
537

Nga avokati Altin Goxhaj

Sot dhashë intervistën e të Djelës në Fax News ku plasa bombën e të vërtetës së sloganit të Rilindjes “VETËM PËRPARA” apo në origjinal në serbisht “SAMO PRAVO”! Ky është slogani bazë i fushatës së spastrimit etnik në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci nga Milosheviçi dhe shefi i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç 1981-1999! Ky është slogani me të cilin Milosheviç shpërnguli 1 milionë e 100 mijë shqiptarë në periudhën në fund të 1998 dhe deri në Qershor 1999! Kjo është arsyeja pse Rama dhe Veliaj zgjodhën këtë slogan sepse u duhet të përzënë edhe 300 mijë brenda këtij mandati! Sot denoncova edhe posterat denigrues të pandodhur në 32 vjet proçese zgjedhore ku një Parti përdor fytyrat e kandidatëve kundërshtarë për ti përdorur në posterat e vet! Unë sot zëvendësova live në një Poster në qendër të Tiranës fytyrën e Ramës me atë të Milosheviçit dhe fytyrën e Veliajt me atë të Aleksandër Soros dhe sloganin në shqip “VETËM PËRPARA” me atë në origjinal në serbisht të Milosheviçit “SAMO PRAVO”. (Sipas ChatGPT: Në një artikull të publikuar në gazetën “The Independent” më 11 maj 1991, në lidhje me situatën në Kosovë, përmendet se Slobodan Milloshviç kishte përdorur sloganin “Samo Pravo” në një fjalim në Prizren në mars të atij viti. Në artikull thuhet: “Në një fjalim të mbajtur para dy muajsh në Prizren, zoti Milloshviç kishte deklaruar se shumica serbe nuk do të lejonte “ëndërrat e nacionalistëve shqiptarë” të realizonin idenë e tyre për autonomi. “Samo Pravo” (Vetëm Përpara) ishte slogani i tij”, shkruan gazeta “The Independent”.) E çuditshme është se pse janë kaq pasiv Sali Berisha, Ilir Meta dhe Belind Këlliçi ndaj një Skandali kaq Antishqiptar kur kjo gjë ka 4 ditë që është denoncuar! Lexoni denoncimin e parë 4 ditë më parë nga Endrit Reka (26 Prill 2023): “VETEM PERPARA” ose “SAMO PRAVO” Sllobodan Millosheviç, në fillimet e karrierës së vet, përdori slloganin “Samo Pravo”, që përkthehet “Vetëm Përpara”. Ky sllogan u përdor gjatë fushatave të tij politike në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, për të ngjallur ndjenjën e unitetit kombëtar, patriotizmit tek populli serb. Me slloganin “Vetëm Përpara” Millosheviçi përgatiti masakrat në ish-Jugosllavi dhe Kosovë, ndaj popullit shqiptar. Rezultat i atij sllogani ishte ndër të tjera edhe dëbimi i mbi 1 milion shqiptarëve nga trojet e tyre. Edhe partia, sot në pushtet në Shqipëri, e cila po përdor të njëjtin sllogan “Samo Pravo/Vetëm Përpara” ka dëbuar jo pak por 800 mijë shqiptarë nga vendi i tyre për 10 vjet. Këta i kanë punët mirë kur shqiptarët i kanë punët keq.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=223279420316948

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here