Një anëtar i Partisë Socialiste ka vendosur që të dorëzojë teserën e partisë së tij, live në ekran gjatë një takimi q ëish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në Fushë-Arrëz.
Gjatë fjalës së tij, ai shprehur pakënaqësitë e tij me qeverinë socialiste dhe tha se ka ardhur kohë për ndryshim.
Ai dorëzoi dy tesera dhe tha se njëra është për Taulant Ballën dhe tjetra për Belinda Ballukun.
“Unë 30 vite anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Ka ardhur koha për ndryshim. Ja ku i ke 2 tesera, jepja Edi Ramës, një për Taulantin dhe një për Belindën”, u shpreh qytetari.