Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka postuar një foto në Facebook ku pranë saj shihet një nënë e rë së bashku me foshnjën e saj. Në mbishkrimin e kësaj fotoje të ëmbël Monika përcjell mesazhin e rëndësishëm për planin e kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës. Ajo thekson se kandidati Belind Këlliçi ka një plan konkret që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja. Ndër të tjera shton duke thënë se :
“Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, ka një Plan konkret për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja.
Vota e tyre më 14 Maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve në Shqipëri.
Tirana në 14 Maj do të votojë numrin për Belind Këlliçi
Tirana në 14 Maj do të votojë numrin për Bashkë Fitojmë”