Problemi i varrezave, përmbytje e vazhdueshme si shkak i mos hapjes së kanaleve, shpopullimi masiv i fshatit janë disa nga problematikat kryesore me të cilat po përballen banorët e fshatit Gjadër të Njesisë Dajç. Në takimin elektoral të zhvilluar me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojme” për bashkinë e Lezhës Pashk Gjoni, banorët thkesuan se në 4 vite bashkia nuk ka bërë asnjë investim.
Kandidati Gjoni ju tha banorëve se me ardhjen e tij në bashki pas 14 majit problemi i parë që do të marrë zgjidhje janë varrezat.
Banoret e kesaj zone thonë se në këto 4 vite të drejtuar nga bashkia e të majtëve nuk është investuar, duke e lënë fshatin Gjadër në harrese totale.