Kryetari i Partisë së Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me task forcën e ngritur nga qeveria për të monitoruar administratën në zgjedhje, që do të drejtohet nga zv kryeministrja Belinda Balluku.
Ai deklaroi se ka një krizë të jashtëzakonshme në radhët e PS, që më në fund gjithçka do të dalë sheshit.
“Përfshirja e vetë kryeministri është skandaloze, janë hedhur miliona euro për një kandidat qe nuk ekziston, gjithçka ka vetëm një shpjegim, krizën e jashtëzakonshme, në fund çdo gjë do të dali sheshit.
Kamerat dhe vëmendja e botës do të jetë e drejtuar në Shqipëri dhe të gjithë do e kuptojnë që ky është një regjim autokratik. Në 14 Maj kjo histori merr fund, e vërteta do dalë sheshit në të gjitha ekranet e botës. Mos ndalemi çdo sekond për ndryshimin për të ndëshkuar këtë monizëm dhe për të votuar kandidatët tanë që janë kandidatët e qytetarëve”, deklaroi Meta.