“Je korriere e Vuçiçit”, presidenti kroat reagon ashpër ndaj kryeministres serbe: Jeni në krah të Rusisë 

0
121

Presidenti kroat Zoran Milanoviç ka “sulmuar” sot kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç, pas vizitës së saj në Zagreb.

 

Milanoviç e quajti kryeministren serbe korrierë dhe zëdhënëse të presidentit Aleksandër Vuçiç, si dhe i bëri thirrje Beogradit zyrtar të ndryshojë politikat e jashtme në lidhje me marrëdhënien me Moskën.

Në një deklaratë për gazetarët, ai përsëriti se Serbia duhet t’i japë fund marrëdhënieve të tilla me Rusinë dhe se Beogradi duhet të bëjë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me luftën në Ukrainë, kur ka kaluar tashmë më shumë se një vit nga nisja e konfliktit të armatosur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here