Meta: Jam mbështetësi kryesor nga zoti Sinamati në Kukës e deri tek Cikuli në Sarandë. Dhe pa diskutim edhe në Tiranë, edhe në Durrës, dhe në Elbasan. Do t’i mbështes sepse po bëjnë një fushatë të shkëlqyer. Pse duhet të shkoj unë të shkoj në 14 maj të votoj? Sepse në këto 4 vite jeta në Tiranë është bërë më e vështirë dhe e padurueshme. Që nga trafiku, cmimet, kostoja e jetësës. Përfshirë këtu dhe skandalet e përditshme të kryetarit të bashkisë me inceneratorin ku ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak.
Oligarku kryesor në këtë vend është Edi Rama. Së dyti le të vijmë tek cështja e Bashkisë së Tiranës. 7.1 milionë metra katrorë ndërtim ka dhënë bashkia e Tiranës, fondi për strehim është 700 mijë euro sa 10 apartamente në periferi të Tiranës. Rilindasit nuk e pranojnë dot që të bëhet një shërbim që i shërben 200 mijë qytetarëve. Janë mësuar të vjedhin taksa, si me inceneratorët që i ndajnë me dy pronarë në kërkim.