Nga Erion Dasho/ Një milion mashtrimet e Lalit

0
175
Nga Erion Dasho
Të gjithë dashamirëve të artit u kujtohet rrota e famshme e të madhit Pirro Mani. Sa herë që pjesa teatrale ose filmi kishte ndonjë kleçkë ku mund të kapej censura komuniste, Pirro vendoste në skenë një rrotë qerreje, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

“Prapë me këtë rrotën ti! Hiqe urgjentisht!”, ishte vërejtja e censorëve të cilët duke u marrë me rrotën anashkalonin pjesën tjetër të veprës.

* * *

Në të njëjtin përafrim, por e përdorur djallëzisht, qëndron fabula e një milion pemëve të Lalit. Përllogaritjet e gjithë ekspertëve të pyjëtarisë argumentojnë se për të mbjellë një milion pemë duhen qindra hektarë tokë, të cilët thjesht nuk ekzistojnë në Tiranën e kullëzuar.

Ato pak pemë që ngul e shkul Veliaj me enturazhin e vet ndoshta mund të jenë në rendin e disa mijërave në rastin më të mirë, por një milion kurrsesi.

* * *

Duke u marrë me një milion pemët, Lali dhe rilindësit shpresojnë që njerëzit të harrojnë qoftë edhe për pak çaste djegësit, lejet e ndërtimit, pastrimin e parave, bashkëpunimin me mafien, shkollat dhe rrugët e ndërtuara me kosto disa fish mbi çmimet e referencës, shkatërrimin e teatrit, etj., etj.

Në këtë kontekst, gënjeshtra e një milion pemëve ngjan si një gënjeshtër fëminore dhe mund të cilësohet ndryshe gënjeshtra më “e bardhë” e këtij mashtruesi profesionist.

Le t’ia falim atë dhe të merremi me ato mashtrime që fshehin krime për të cilat Veliaj një ditë duhet të japë llogari para drejtësisë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here