Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte sot në bashkinë e Matit për të bërë fushatë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Skënder Gjuci.
Sipas Metës fitorja e Skënder Gjucit do të jetë e të gjithë matjanëve, sepse në Bashkinë e Matit do të kenë një kryebashkiak që është shumë i lidhur me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij.
“Fuqia e koalicionit tonë qëndron te integriteti i kandidatëve tanë të zgjedhur në mënyrën më demokratike dhe përkushtimi i tyre ndaj qytetarëve.
Fitorja e Skënder Gjucit do të jetë fitore e të gjithë matjanëve, sepse në Bashkinë e Matit do të kemi një kryebashkiak që është shumë i lidhur me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij”-shkroi Meta në rrjetet sociale.