Rama dhe Veliaj nën hetimin e SHBA/ Berisha: Janë të rrethuar në 4 anët nga muret e krimeve. Prandaj nuk dalin në debat, se janë zhytur nga afera McGonigal !

0
138

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk dalin në debat sepse janë të rrethuar nga krimet.

“A mund të imagjinoni ju të dalë përpara qytetarëve Edi Rama, në debat me Sali Berishën?

Ky është një rast i artë për qytetarët shqiptarë, për t’u njohur me të gjitha aferat me dokumente zyrtarë, që mbajnë firma e vula të vjedhjes së Edi Ramës.

Me të gjithë tenderat e fituar nga baxhanaku dhe thjeshtra e tij në kundërshtim flagrant me ligjet.

Është një rast për t’u njohur qytetarët shqiptarë, për të gjitha pasuritë e tij dhe larjen e parave në këto pasuri të Edi Ramës. Origjina e parave për ndërtimin e pallatit në pajë pesëkatësh në sheshin e pallateve në Tiranë. Pallatit famoz për të cilin nuk ekziston asnjë faturë e asnjë lloji përveçse një larje parash e pastër, e qartë.

Po kështu, me sarajet e Surrelit, 720 metër linear të gjata themele. 5 mijë metër katror parku përreth shtëpisë me ullinj që shkojnë të shkulur anekënd vendit dhe që shkojnë dhjetëra mos qindra mijëra euro.

Pra, Edi Rama nuk del dot në debat sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Lidhjet e tmerrshme me klanet e drogës, të cilat edhe dje u denoncuan në median amerikane si fakt i pamohueshëm që shërbimet e këtij vendi kanë dosje të trasha droge dhe lidhjesh me krimin të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

Por ky standard është standard diktatorial, i rrezikshëm për vendin. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve, u bëj thirrje socialistëve që të bëjnë presionin e duhur që ata të paraqiten në debate, qoftë edhe në sheshe publike. Qoftë pa media, vetëm me prani qytetarësh,” tha Berisha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here